“Bëni deri 12 fëmijë”- Borova për deklaratat e Hoxhës Kalaja: Gratë s’janë fabrika
Ekspertja e udhëtimit, Teuta Borova, ka komentuar deklaratat e Hoxhës Ahmed Kalaja, i cili tha se çiftet duhet të kenë nga 6 deri në 12 fëmijë, që të jetë e pëlqyeshme në Islam.
Përmes një lidhjeje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Borova tha se gratë nuk janë fabrikë fëmijësh, që ta kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre duke rritur ata.
Borova u shpres se ditët e sotme kohët kanë ndryshuar dhe prindërit duhet të mendojnë edhe për jetën e tyre.
Ajo shtoi gjithashtu se në ditët e sotme, vajzat e shohin të arsyeshme që të lindin fëmijë pas moshës 30-vjeçare, duke parë fillimisht dëshirat dhe karrierën e tyre.
“Fëmijët janë bekim të vijnë në jetë. Sot gjërat kanë ndryshuar, femrat bëhen edhe mama single. Familjet klasike, në vendet perëndimore kanë qenë me 3-4 fëmijë. Italianët thonë 1 fëmijë është pak dhe 2 janë shumë.
Jo se fëmijët nuk duhen, por ndryshon mendësia dhe njerëzit duan ta shijojnë jetën edhe për veten e tyre. Sot gjërat janë ndryshuar, jeta ka shumë alternativa. Karriera, jetëgjatësia është rritur dhe femrat mendojnë pas moshës 30 vjeç për t’u bërë nëna.
Fëmijët janë bekim, dëshira është e madhe, por duam ta shijojmë edhe për veten tonë. 12 i bie që çdo dy vite ti të jesh në maternitet. 24 vite me mision. Kur Angelina Jolie solli 3 fëmijët e saj në jetë dhe 3 i adoptoi, thoshin njerëzit po kjo si fabrikë fëmijësh. Edhe rasti i këtij Hoxhës, tani gratë nuk janë fabrika fëmijësh”, tha Borova.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës