Benzema drejt Premier League, francezi në bisedime me klubin londinez

15 Janar 2024 | 15:02

Chelsea ka shumë problem si skuadër, por për drejtuesit pika e dobët është sulmi. Për këtë arsye po tentojnë të nënshkruajnë një tjetër futbollist që mund të bëjë mirë, dhe këtë herë jo nga Evropa. Bëhet fjalë për Karim Benzema, francezi që aktualisht luan në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Marrëdhënia mes palëve është krisur, me futbollistin që refuzon të jetë pjesë, ndërsa Chelsea dëshiron të përfitojë, duke kontaktuar me vetë futbollistin.

Një interes i tillë mund të rezultojë i suksesshëm, duke qenë se pavarësisht moshës, francezi është fitues i Topit të Artë e nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen me skuadrën. Një tjetër pistë e menduar nga ana e drejtuesve të bluve të londrës është dhe ajo e rikthimit në Angli të Roberto Firmino.

32-vjecari po ashtu është pjesë e listës së lojtarëve të pakënaqur në Arabi Pro League, e kështu një ftesë nga skuadra britanike nuk do të refuzohej.

Që prej kalimit të tij tek Al Ahli, braziliani ka luajtur vetëm 17 sfida ku ka shënuar 3 gola. Edhe në këtë rast, marërdhëniet futbollist-skuadër nuk janë të mira. Një tjetër sulmues veteran që ndërroi destinacion ishte Luis Suarez. Uruguaiani i cili dëshiron ende të shënojë gola zgjodhi MLS, e konkretisht Inter Miamin duke u larguar nga Gremio. Në SHBA do t’i bashkohet ish-shokëve të tij të skaudrës tek Barcelona, Messi, Buquets e Jordi Alba.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026