Berisha: 2013 humbëm një avantazh diplomatik për çështjen e ‘Detit” , Rama e sabotoi për llogari të palëve të treta

25 Maj 2026 | 13:23

Kreu i Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sabotuar marrëveshjen për kufirin detar me Greqia, duke deklaruar se marrëveshja e negociuar para vitit 2013 ishte “win-win” për të dyja palët. Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, Berisha tha se qeveria shqiptare humbi një avantazh të rëndësishëm diplomatik, ndërsa shtoi se pala greke më pas shpalli 12 miljet detare.

“Partia Demokratike ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin absolutisht të papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. E kam theksuar dhe e theksoj se Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, marrëveshja e mëparshme ishte ndërtuar mbi bazën e njohjes nga ana e Greqisë të 6 kilometrave ujëra territoriale, çka sipas Berishës përbënte një avantazh për Shqipërinë në rast se çështja do të dërgohej në Gjykata e Hagës.

“Ekspertë ndërkombëtarë shkruan se kjo marrëveshje, nëse rimatet apo rishqyrtohet, mund të dalë shumë e drejtë. Por në rast se Greqia shpall 12 miljet, gjithçka përmbyset kundër Shqipërisë”, u shpreh ai.

Berisha tha se pas negociatave të reja mes dy palëve dhe dështimit të firmosjes së marrëveshjes në Korçë, autoritetet greke vendosën të shpallin rivendikimin e 12 kilometrave në ujërat territoriale.

“Pala greke u largua nga Korça dhe pas dy-tre muajsh shpalli rivendikimin e 12 kilometrave në ujërat e veta territoriale. Ja, ky është Edi Rama”, tha Berisha.

Në deklaratën e tij, kreu i demokratëve komentoi edhe vizitën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, duke theksuar se “ministri, ose çdo ministër i qeverisë greke, është i mirëpritur”, ndërsa shtoi se pret rezultatet e takimit mes palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026