‘Berisha, agjent rus’, Frrok Çupi: Hapja e dosjeve, fund i epokës së Saliut
Analisti Frrok Çupi u shpreh për Euronews Albania se mungesa e Sali Berishës në votimin për hapjen e dosjeve, tregon se ky është fundi i epokës së tij dhe Ilir Metës.
Çupi sqaroi se po vjen fundi i fenomeneve të tmerrshme që janë shkaktuar nga Berisha dhe Meta.
“Çdo gjë na bën përshtypje dhe ne që e shikojmë situatën në detaje. Ai është një detaj që vlen për ta përmendur në libra dhe historinë e Shqipërisë. Është një detaj që dëshmon se ky është fundi i Berishës dhe Metës. Fundi i Berishës dhe Metës jo thjesht si person, por i këtyre fenomeneve të tmerrshme që i kanë shkaktuar vendit tragjedi të jashtëzakonshme”, u shpreh Çupi.
Analisti nënvizoi më tej se Sali Berisha është agjent rus.
Teksa komentoi ligjin për hapjen e dosjeve, ai tha se në Shqipëri ka politikanë që kanë qenë xhelatë në kohën komunizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Vlorë 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 10:20 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje