“Berisha do e gjejë një zgjidhje”, Oketa kundër Bashës: Si mundi t’ia bëjë këtë PD!
Ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa fajësoi ish-kreun e PD Lulzim Basha për situatën e vështirë në të cilën gjendet kjo parti sot.
Në emisionin Barometri në Euronews Albania, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi të mos ia japë vulën e partisë PD-së së drejtuar nga Berisha, Oketa u shpreh i bindur se ky i fundit do ta gjejë një zgjidhje për t’u futur në zgjedhje
“Nuk besoj se PD e Berishës që përfaqëson edhe shumicën e demokratëve do të mbetet jashtë zgjedhjeve, qoftë përmes koalicionit ose kandidimeve të pavarura. Ajo që do të bëjë çudinë më të madhe është që forca më e madhe opozitare do shkojë në zgjedhje me një kryetar të dorëhequr, do përfaqësohet nga një nënkryetar që sillet si kryetar. Duke lënë mënjanë drejtësinë gjykoj se ky është paradoksi më i madh. Nuk arrij ta kuptoj se si një përfaqësues që ka drejtuar për 8 vjet PD të ketë një moral të tillë politik që ta çoj opozitën deri në këtë pikë që të diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Berisha do ta gjejë një zgjidhje, por presioni moral dhe qytetar do rëndojë mbi grupimin Basha-Alibeaj”, tha Oketa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta