“PD regjistrohet në KQZ nga Enkelejd Alibeaj”, Sefa: Ankimi jonë u pranua
Indrit Sefa përfaqësues i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj tha se Gjykata e Apelit pranoi ankimin e PD të drejtuar nga Alibeaj duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese.
Sefa u shpreh se pas vendimit të Apelit, ditën e hënë PD do të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Gjykata e Apelit pranoi ankimin e PD të drejtuar nga Alibeaj duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese, siç kërkuam. Do regjistrohemi nesër ose të hënën në KQZ. Sipas statutit të PD, të gjitha organet e PD vijojnë të kenë kompetencë. Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot nga Gjykata e Apelit. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja”, tha Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vula e PD-së nuk i kalon Berishës, Apeli kalon çështjen për rigjykim
- Rikthimi i Berishës dhe një parti me dy vula, si nisi viti 2022 për PD-në
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes