Berisha: Do marrin fund taksat absurde në ndërtim, biznesi të reagojë kundër…

27 Mars 2025 | 13:34

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë një takimi me sipërmarrës shqiptarë se taksat në ndërtim janë absurde dhe premtoi se ato do t’i ndryshojnë.

Sipas Berishës, kjo situatë ka rënduar biznesin dhe ka krijuar vështirësi për punonjësit e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht në turizëm.

“Unë po vij nga Napoli dhe një biznesmen shqiptar kishte sponsorizuar boksierin që kishte dalë kampion bote dhe më dhuroi dorezën e boksit me të cilën kishte hedhur nokaut kundërshtarin. Detyrimisht që ky ligj do të kalojë shumë shpejt dhe do jetë ndër ligjet e para që do kalojmë. Taksat e ndërtimit, këto janë absurde. Do marrin fund në këtë mënyrë. Le që nuk e kemi pasur këtë strehimin social. Pra rikthehen tek nivelet më të ulëta absolutisht me një indeksi të asaj që ka qenë dhe jo 10 herë më e lartë se sa është sot. Taksa e plehrave, taksa Rama. Pyesni policët, dilni tek Kthesa e Kamzës dhe polici detyrohet të nderojë kamionin, nuk le një kamion të kalojë. Dheu është mall, dikush e heq, tjetri e blen sepse i duhet. Kurse ky tani do që t’ia dorëzosh të gjithë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe ata e shesin dhe do shkosh ta blesh tek ata. Ky është një nga aktet më korruptive. Por problemi është se meqenëse del emri i Edi Ramës aty, ata nuk e hetojnë. Ju lutem, edhe ju u kërkoj që të ngrini zërin fuqishëm kundër narko-euros. Eksportet po vdesin në Shqipëri nga narko-eurot. Sepse ju jeni vetë biznesmenë, por nëse të ulet fitimi 30 për qind, çfarë të mbetet për të fituar pastaj?” tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026