Berisha: Erion Veliaj, i vetmi politikan shqiptar që ka lidhje me Iranin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryebashkuaku i Tiranës, Erion Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha nënvizoi se gjatë kohës që ishte kryeministër, Veliaj ka udhëtuar shpesh drejt Teheranit.
“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama.
Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion veliajt dhe a janë lidhje biznesim, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bëntë udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
- Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta
- Udhëtimet e Ramës me avion, Berisha: Të japë menjëherë dorëheqjen
- Sali Berisha citon Barometrin: SPAK i pabesueshëm për shqiptarët
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij