“Berisha fajëson Bashën për dështimet e tij”, Jupi: Retorikë e panevojshme
“Sali Berisha po tenton të gjejë një armik për të varur dështimet e tij”, kështu është shprehur anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Taulanta Jupi, lidhur me retorikën që ish- kryeministri Berisha ka mbajtur ndaj pasuesit të tij në kryesinë e Partisë Demokratike Lulzim Bashës.
E ftuar në Euronews Albania, Jupi u shpreh se Lulzim Basha e ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike që një vit më parë dhe detyrën e kreut të partisë e ka marrë përsipër Enkelejd Alibeaj, ndaj nuk ka arsye që për shkak të disa teknikaliteteve, të rrezikohet futja në zgjedhje.
“Zoti Lulzim Basha e ka dhënë dorëheqjen këtu e një vit më parë dhe unë besoj se kjo është një retorikë e panevojshme në këtë moment dhe është një retorik që bëhet për të nxjerrë përballë armikun e radhës ashtu si gjithmonë sa herë Sali Berisha kërkon të gjejë nëj armik për të varur dështimet e tij, Edi Rama duhet të gjejë një armik po prapë për të varur dështimet e tij. Në këtë rast kanë gjetur teknikalitetet për të “firmosur” Lulzim Bashën.
Ai ka dhënë dorëheqjen, nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Është një kryetar në detyrë, i cili e ka pranuar të kryej këtë detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme, nënkryetari zoti Alibeaj, i cili është kryetari në detyrë. Nuk shikoj asnjë arsye se pse këto teknikalitete duhet të përbëjnë këtë lajm të madh e sidomos të pengojnë rregjistrimin ePartisë Demokratike në Zgjedhje”,- tha Taulanta Jupi për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nëse vdes kryetari si regjistrohet partia? Analisti tregon absurdin e Celibashit
- “Vuçiç refuzon marrëveshjen”, Kurti: Normalizimi i raporteve vetëm përmes njohjes
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë