Berisha flet për vizitën në Strasburg: Denoncuam me fakte narko-shtetin e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të enjte një konferencë shtypi, ku foli për vizitën e tij në Strasburg dhe takimet me drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Berisha u shpreh me tone të forta ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar atë për ndërtimin e një narko-shteti, korrupsion të përhapur dhe përfshirje në trafik droge.
Sipas Berishës, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, ai dhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare kanë paraqitur fakte dhe dokumente mbi situatën që, sipas tij, është alarmante në Shqipëri.
“U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe pas një aktiviteti intensiv në tempullin e demokracisë evropiane. Ditët e qëndrimit në Strasburg u përdorën për dënimin me forcën më të madhe dhe për paraqitjen e fakteve dhe dokumenteve mbi situatën dramatike në narko-shtetin e Shqipërisë, mbi diktaturën autoritare në vend”, u shpreh Berisha.
Ai deklaroi se në seancat plenare dhe në takimet me Grupin Parlamentar të Partisë Popullore Europiane është ngritur shqetësimi për atë që e cilësoi si rrezik për Europën.
“Në grupin parlamentar të Partisë Popullore dhe në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama, paraqet jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë Europën”, tha Berisha.
Sipas tij, kryeministri Rama është i lidhur me kartele të fuqishme të drogës.
“Ne informuam dhe paralajmëruam se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre, pasi ai është sot padrino i karteleve më të fuqishme të drogës në Europë, që eksportojnë marihuanë, janë aksionerët kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës dhe transportojnë drogë nga Amerika Latine në portet e kontinentit evropian, duke i kthyer portet e Shqipërisë në porte të lira”, deklaroi Berisha.
Duke folur për zhvillimet politike në vend, Berisha deklaroi se miqtë e opozitës në Strasburg po presin një protestë të dytë dhe se qytetarët, sipas tij, do të flasin shumë shpejt.
“Jehona e protestës ishte e fuqishme. Miqtë tanë në Strasburg po presin protestën e dytë, po me aq insistim sa ç’pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë”, u shpreh ai.
Ai paralajmëroi protesta të reja dhe përballje të fortë politike.
“Qytetarët do të flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim. Opozita është në këmbë, e vendosur të përballet dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal, kleptokratik dhe narko-regjim. Shpresa e vetme është opozita dhe ajo nuk do zhgënjejë. PD është e tëra në protestë tani. Është në protestë dhe do jetë protesta dhe mbi të gjitha protesta qytetare ajo që do i japë zgjidhje kësaj situate kastastrofale që ekziston në Shqipëri”, përfundoi Berisha.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit