Berisha i përgjigjet Kimit: Askush nuk ka tagër të caktojë kreun e PD-së

6 Prill 2022 | 15:49

Sali Berisha tha se askush nuk mund të caktojë kreun e PD-së, përveç anëtarëve të partisë.

Deklarata e tij erdhi si përgjigje për ambasadoren Yuri Kim e cila njohu Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të Partisë Demokratike.

“Përveç anëtarëve të Partisë Demokratike me votën e lirë, asnjeri cilido qoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë tagër të caktojnë kryetarin e Partisë Demokratike,” – u shpreh Berisha.

Ndërkohë në deklaratën për media ai tha se e njeh Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar.

Berisha u shpreh se Grupi Parlamentar drejtohet nga kryesia dhe vendimet për drejtimin e grupit merren nga kryesia e grupit parlamentar.

Në raste të caktuara Komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë por linja jonë është e qartë, kundërshtari ynë është Edi Rama, tha ish-kreu i PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026