Berisha: Ka vetëm 1 PD, të hapur për të diskutuar me çdo anëtar

24 Mars 2022 | 12:16

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se askush nuk mund të mendojë se ekzistojnë 2 Parti Demokratike, por vetëm 1.

Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, ai u shpreh se PD është e hapur për të diskutuar me çdo anëtar.

“Së pari duhet të garantojmë demokratët në të gjitha nivelet, nga anëtari i thjeshtë deri tek deputetët dhe me radhë. Partia Demokratike është e hapur dhe me vullnet të plotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj. Jemi të hapur të bëjë gjithçka për garantimin e votës së lirë”, tha Berisha.

Ai nënvizoi se kryesia e PD-së është e shkarkuar me vendimin e kongresit historik.

“Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilido qoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. PD ka institucionin e saj tashmë të plotë dhe ky është grupi parlamentar. Brenda grupit parlamentar mund të diskutohet për çdo gjë. Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit dhe institucioneve”, tha ish-kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026