Berisha kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë merr vendimin

12 Mars 2024 | 16:54

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati i ish-kryeministrit tha për mediat se seanca e ditës së sotme ka qenë në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, prokurorët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se ku qendronte korrupsioni i bërë nga Sali Berisha, ndërsa shtoi se se është e habitshme që Gjykata nuk bëri asnjë pyetje.

“Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zotit Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim.

Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha midis të tjerash avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026