Berisha konferencë për mediat 1 ditë përpara mosbindjes civile, apeli për qytetarët
Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e mosbindjes civile të planifikuar për datën 29 tetor, ku pritet të bllokohen disa akse kryesore në të gjithë vendin. Berisha deklaroi se ky akt është një përpjekje për të mbrojtur interesat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë në një kohë kur, sipas tij, qeveria e Edi Ramës po minon këto të drejta.
“Po e bëjmë këtë për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve,” deklaroi Berisha, duke nënvizuar se mosbindja civile është një mënyrë për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve që besojnë në votën e lirë dhe në sundimin e ligjit.
Berisha citoi edhe të dhëna të Eurostat-it, të cilat, sipas tij, tregojnë se nga viti 2014 deri më 2023, Shqipëria është braktisur nga 1.099.734 qytetarë që janë larguar vetëm drejt hapësirës së Shengenit. Kreu i PD përmendi gjithashtu emigrimin drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera, duke theksuar se largimi masiv i shqiptarëve përbën një pasojë të drejtpërdrejtë të regjimit qeverisës aktual.
“I ftoj qytetarët të bashkohen në këtë protestë,” shtoi Berisha, duke e përshkruar si një përpjekje kundër, siç e cilësoi ai, një “regjimi antishqiptar” që po cenon të drejtat dhe të ardhmen e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut