Berisha largon Alibeajn, merr mikrofonin në Kuvend
21 Prill 2022 |
12:06
Sali Berisha ka tentuar të flasë jashtë radhe në Foltoren e Kuvendit të enjten, pasi Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti ish-kryeministrin “të vdekur”, dhe tha se nuk do të bashkëpunojë me PD-në “nëse në krye është Berisha”.

Mirëpo pas Ramës, fjalën e kishte Alibeaj, e Berisha tentoi ta largojë këtë të fundit nga foltorja për të marrë fjalën vetë.
Berisha e mori mikrofonin por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk e lejoi të fliste, duke i dhënë më pas edhe masë disiplinore Berishës për aktin.

Pas kësaj, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit, ndërsa seanca u ndërpre për pak minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës