Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë.
Qeveria, sipas tij nuk ka guxim të flasë për gjenocidin serb në Kosovë, pasi po përpiqet të fshehë Aleksandër Vuçiçin.
“Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe sivëllaun e Ramës, Vuçiç. Në gjithë mediat e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje e Vuçiçit cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai vend është Haga. Ju jo që s’guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë dhe dënimin për gjenocid, por bëni gjithçka për ta kufizuar në Bosnjë. Pse bëni strucin ju? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore që ka njohur Evropa. Çfarë ju shtyn ju të fusni një frazë që është akt-akuzë shumë e rëndë për ju ku flisni për vrasje në Kosovë dhe jo gjenocid në Kosovë? Ç’është ky kapitulli, ky nënshtrim i juaji”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta