Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po përjeton dramë demografike në Europë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillon punimet në Porto, ngriti alarmin për shpopullimin e Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Berisha foli në shifra duke përmendur se në vetëm një dekadë janë larguar rreth 45% e popullsisë, çka sipas tij, përbën humbjen më të madhe demografike në Europë, përfshirë edhe krahasimet me vendet në konflikt.
“Gjatë viteve 2014–2024, Shqipëria ka humbur më shumë njerëz sesa çdo vend tjetër. Sipas të dhënave të Eurostat, mbi 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt zonës Shengen, pa llogaritur ata që kanë emigruar drejt rajoneve të tjera. Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Kjo nuk njihet ende si fakt, por pasojat janë shkatërruese për kombin tim,” deklaroi Berisha.
Në vijim të fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër rritjen ekonomike të raportuar në vend, ku sipas tij, rritja prej 3% në vit nuk reflekton zhvillim real, pasi sektorët prodhues kanë pësuar rënie.
“Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%. Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka. Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim