Berisha në PPE: Rama burgosi liderët e opozitës për të siguruar një mandat të katërt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim gjatë mbledhjes së grupit të Partive Popullore Evropiane në Bruksel.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka arrestuar liderët e partive kryesore opozitare për të ruajtur pushtetin në një mandat të katërt.
“Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike, vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët.
Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri”, tha mes të tjerash Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë