Berisha nga ceremonia për PD: Cilët kanë qenë vitet më të vështira për demokratët

11 Dhjetor 2023 | 19:29

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se vitet 2013-2021 kanë qenë vitet më të vështira për demokratët.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në ceremoninë festive për 33-vjetorin e themelimit të PD-së, ku tha se gjatë drejtimit të Bashës, udhëheqja e PD u shndërrua në udhëheqje pazaresh.

Ai tha se kjo po e çonte këtë forcë politike drejt shuarjes së plotë.

“Kujtoni vitin 1997 sesi u copëtuam, por kujtoni pak pastaj si u ringritëm, u rikthyem dhe ndërmorëm reformat e mëdha. Vitet më të vështira për ju demokratë, kanë qenë vitet 2013-2021.

Shumë që kam takuar thoshin se ne e mbështesim Bashën vetëm prej doktorit. Kjo është realiteti. Nuk duhet të ndalem, por drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje të guximshme dhe idealiste, në një udhëheqje pazaresh.

Kjo po e çonte këtë forcë politike drejt shuarjes së saj morale, drejt shndërrimit në një forcë që nuk duhet të ekzistonte”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026