Berisha nga Saranda: Pensionet janë qesharake, shqiptarët më të vjedhurit në Europë

24 Prill 2025 | 19:15

Nga takimi elektoral në Sarandë, Sali Berisha deklaroi se që nga viti 2013, çmimet e ushqimeve janë dyfishuar dhe se shqiptarët sipas tij janë qytetarët më të vjedhur në Europë.

Ai tha se sarandiotët po përjetojnë tiraninë e mjerimit dhe se pensionet e tyre janë qesharake.

“Saranda sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë një mbijetesë me një pension të pamerituar. Sot, punëtori i ndërtimit, i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension që vështirëson ushqimin e përditshëm, i detyron t’u thonë fëmijëve: kaq ka, këtu nuk ka më për ju”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ekonomistët kanë treguar se nëse pensionet do të ndiqnin rritjen e çmimeve, ato do të duhej të ishin mbi 390 mijë lekë. “Por kjo nuk ndodhi sepse qytetarët u vodhën si askund tjetër në Europë,” tha ai.

“Pensionisti jeton çdo ditë më keq. I le pa ilaçe. Këtë javë nuk po i marr dot ilaçet. Cili është ai që mund të mbijetojë me një pension qesharak? Mos harroni, 50% e tyre nuk marrin më shumë se 170 mijë lekë. Si është e mundur që u rikthye skamja? Sepse çmimet janë rritur ndjeshëm, veçanërisht ushqimet bazë.”

Në fund, Berisha theksoi se programi i Partisë Demokratike bazohet në dy parime kryesore dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos e shohin si projekt partiak:

“Programi ynë bazohet në dy parime: paratë shqiptarëve dhe një mundësi e re për çdo qytetar. Mos e gjykoni si projekt politik, por si një projekt për çdo shqiptar”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026