Berisha niset nga selia e PD, i bashkohet protestuesve para Kryeministrisë

17 Prill 2026 | 19:36

Kryetari i PD Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë të PD është nisur nga selia e PD për t’ju bashkuar protestuesve para kryeministrisë.

Në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën.

Para Kryeministrisë do mbahen si zakonisht fjalimet nga opozita. Prej orës 15:00, siç është njoftuar,  rrugët rreth Kryeministrisë janë të bllokuara për shkak të protestës.

Konkretisht, akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

-Rruga “Ukraina e Lirë”,

-Rruga “Papa Gjon Pali II”,

-Rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e...
08:43 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026