Berisha: Pa antimafian italiane, Saimir Tahiri do ishte më shumë se zv.kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se antimafia italiane ka dhënë një konribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në Itali dhe Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij gjatë bashkëbisedimit virtual me shqiptarë në Romë, Berisha theksoi se po të mos ishte antimafia italiane, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të ishte në pozitë më të lartë se zëvendës kryeministri.
“Italia, dua të shpreh mirënjohje, jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në të dyja anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafies shqiptare. Unë iu garantoj ju, se po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte sot, mbi zëvendës kryeministër të paktën.
Por ne u jemi mirënjohës, sepse ata bënë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale, që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe qytetarëve shqiptarë”, theksoi kryedemokrati.
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës, një muaj më parë. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.
Tahiriqëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës