Berisha për patronazhistët: Sistem i turpshëm, do kisha bojkotuar zgjedhjet po të isha kryetar i PD-së

6 Shtator 2021 | 22:10

Nëse do të kishte qenë kryetar i PD-së, Sali Berisha do t’i bojkotonte zgjedhjet parlamentare pas skandalit me mbledhjen e të dhënave personale të votuesve, njohur ndryshe si “patronazhistët”.

Në një intervistë me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Berisha e konsideroi “sistemin e patronazhistëve” si një sistem që “s’mund të pranohej kurrë”.

“Opozita ka pasur përgjegjësitë e veta në rezultatin e zgjedhjeve, por në 30 vite nuk më ka shkuar ndërmend të bojkotoj zgjedhjet e përgjithshme, jo asnjëherë, por të them të vërtetën, kur doli 1 milion të dhënat personale, të kisha qenë kryetar partie, jo në rrethanat e djegies së mandateve, në ato zgjedhje unë nuk merrja pjesë,” – theksoi Berisha.

Megjithëse Berisha tha se e mirëkuptonte vendimin e kryetarit aktual të PD-së për të marrë pjesë në zgjedhje, ai theksoi se “ky skandal” ishte i papranueshëm.

“Vetëm sistemi i patronazhistëve s’mund të pranohej kurrë, nuk ka sistem më të turpshëm, sistemi i diktaturave, sistemi i post-skllavopronarisë, i njohur ky,” – këmbënguli ish-kryeministri.

Gjatë intervistës me Mëhillin, Berisha foli si një lider i opozitës, duke e analizuar gjendjen që po kalon dhe atë çka do t’i duhet përballë faktit se shkon në legjislaturën e radhës pas tre humbjesh në zgjedhje.

Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit e nxorën PD-në me 60 mijë vota më pak se në vitin 2013.

“[…] nëse opozita nuk gjen forma, modalitete, veprimtarish, aktivitetesh, Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë masakrën zgjedhore apo batërdinë zgjedhore,” – theksoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026