Berisha për protestën e 6 dhjetorit: Duam që zëri ynë të dëgjohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se protesta që do të zhvillohet më 6 dhjetor, ka për qëllim që t’u tregojë miqeve evropianë korrupsionin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se opozita kërkon që zëri i saj të dëgjohet.
Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston. E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.
Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj. Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro. Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë. Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur. Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve, i shndërron ata në “boat people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet’ theksoi ndër të tjera kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës