Berisha për shpalljen ‘non grata’: Shpifjen nuk e pranoj për të vërtetë

30 Prill 2022 | 14:07

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Berisha u shpreh se është sanksionuar nga lobimi korruptiv i miliarderit Xhorxh Soros dhe kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se shpifjen dhe gënjeshtrën nuk mund ta pranojë për të vërtetë.

“Unë jam sanksionuar nga Dapartamenti amerikan i Shtetit me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë ose dokument. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës. Cilido që do të paraqesë një provë më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Unë jam Sali Berisha, kurrë shpifjen apo gënjeshtrën nuk e pranoj për të vërtetë” tha ai.

Berisha nënvizoi se për shkak të këtyre ndërhyrjeve, Partia Demokratike është përfshirë në një konflikt të brendshëm, por tha se ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026