Berisha për Zvërnecin: PD mbështet investimet e huaja dhe sigurinë juridike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se forca politike që ai drejton mbështet investimet e huaja, ndërsa komentoi debatin e krijuar rreth projektit në zonën e Zvërnecit.
Duke folur në përgjigje të gazetarëve pas paraqitjes së tij në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha tha se nuk disponon dokumentacionin e projektit, por theksoi se PD-ja mbetet në mbështetje të investitorëve të huaj dhe garantimit të sigurisë juridike për ta.
“Nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Megjithëse e kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë. Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja. Partia Demokratike garanton pronën dhe pronarin me një ligj që ndoshta nuk ekziston diku tjetër, por e bëmë në atë kohë. Ai ligj është aty dhe është shumë i drejtë”, u shpreh Berisha.
Kreu i demokratëve kujtoi një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së PD-së, i cili sipas tij garantonte mbrojtjen e investitorëve të huaj në rastet kur projektet bazoheshin në dokumente zyrtare pronësie të lëshuara nga shteti.
“Ligji parashikonte që në rast se qeveria miratonte një projekt të një investitori të huaj, të bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, çdo problem që lindte më pas do të mbulohej nga shteti me çmimin e tregut. Qëllimi ishte të mos pengoheshin investimet e huaja dhe shteti të mbante përgjegjësi për dokumentet që vetë kishte lëshuar”, tha Berisha.
Sipas tij, një klimë e sigurt ligjore dhe institucionale është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Ai komentoi edhe incidentin e raportuar gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, duke dënuar ndërhyrjen ndaj një protestuesi.
“Në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim në duart e policisë dhe e dënoj si një akt të shëmtuar të Policisë së Shtetit”, deklaroi Berisha.
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë