Berisha: Përplasjet për dinarin lojë e Kurtit me ndërkombëtarët, cili është plani

15 Mars 2024 | 11:59

Berisha u ndal dhe te vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e dinarit dhe përplasjes së nisur mes qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Deputeti theksoi se përplasjet janë një lojë mes qeverisë Kurti dhe ndërkombëtarëve për ta çuar çështjen e dinarit në Bruksel dhe më pas të vendosin që dinari të bëhet valutë zyrtare e Asocacionit. Berisha tha se të gjitha veprimet e Kurtit vijnë në kuadër të planit-franko gjerman për krijimin e Asocacionit.

“Për ta krijuar ‘status-quonë’ shikpën dinarin. Çfarë është përplasja për dinarin? Është një lojë tipike për ta çuar çështjen e dinarit në Bruksel dhe të bëjnë marrëveshje ndërkombëtare që të jetë valutë që do të përdoret në komunat me shumicë serbe pasi të krijohet Asocacioni. Asnjë qëllim tjetër s’ka patur përveçëse ta kthejë dinarin në një valutë të Asocacionit. Kjo do të ndodhë dhe jemi këtu dhe do ta shohim. Ata do ta legalizojnë si valutë zyrtare të Asocacionit dhe Banka Komerciale e Serbisë do të jetë rrjeti i sistemit banker për Kosovën. Ju i patë që bankat serbe i afruan sportelet. Ky është zbatimi i planit franko-gjerman”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026