Berisha reagon pas deklaratave të Ramës: Është mashtrim 2 metra i gjatë të thuash se protestat bllokuan integrimin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi këtë të diel ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës”, lidhur me procesin e IBAR-it dhe integrimin europian të Shqipërisë.
Në një videomesazh, Berisha akuzoi Ramën për mashtrim të opinionit publik mbi raportin e miratuar më 21 maj, duke theksuar se opozita nuk ka shkruar “asnjë fjalë” në dokument, por sipas tij, raporti pasqyron të gjitha problematikat që opozita ka denoncuar ndër vite.
“Është mashtrim dy metra i gjatë të thuhet se protestat u bënë për IBAR-in. Protestat nisën që në dhjetor, kur Edi Rama mori në mbrojtje Belinda Ballukun për të mbrojtur veten e tij”, deklaroi Berisha.
Sipas kreut të demokratëve, përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë konstatuar nga afër situatën në Shqipëri gjatë vizitës së grupit të punës COELA, që miratoi raportin e IBAR-it.
Berisha tha se delegacioni me përfaqësues nga 27 vende të BE-së është bindur se zgjedhjet në Shqipëri janë “një farsë e vërtetë”, se drejtësia ndodhet nën presion politik dhe se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit europian.
Ai shtoi gjithashtu se raporti evidenton problematika që lidhen me korrupsionin, ekonominë klienteliste dhe mungesën e funksionimit të shtetit ligjor.
“Pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati theksoi se opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por sipas tij, vendi aktualisht nuk plotëson kriteret përveç atij gjeopolitik.
“Ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë”, përfundoi ai.
LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
Zgjidhet Kryesia e re e PD, 60% gra e të rinj nën 35-vjeç. 14 anëtarë për herë të parë (EMRAT)
Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE