Berisha refuzon shërbimin e provës: Urdhri i gjykatës i paligjshëm

27 Tetor 2023 | 13:42

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk e njeh vendimin e gjykatës që e detyron të paraqitet dy herë në muaj pranë shërbimit të provës.

Gjatë një konference për media nga selia blu, ish-kryeministri deklaroi se vendimi i GJKKO është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është respektuar imuniteti i deputetit dhe është shmangur parlamenti.

Berisha la të kuptohet se nuk do të shkojë të paraqitet pranë shërbimit të provës, në bazë të masës së sigurisë që i është caktuar nga gjykata.

“Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Urdhri i gjykatës është i paligjshëm.

Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme”, tha ish-kryeministri.

Berisha gjithashtu e cilësoi SPAK-un të dirigjuar nga kryeministri Rama. Si shembull për këtë ai pretendoi sekuestrimin e shpejtë të pronave të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të tij.

Berisha nënvizoi se në rastin e biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK përdori një standard të dyfishtë, ku ai u lejua të zbraste llogaritë bankare përpara se të bëheshin sekuestrimet.

“Profesor Abi Malltezit, pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore në mënyrë absolute, i vendosin sekuestro brenda orës, për të gjitha pronat e tij.

Vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminelë, u detyruan t’i vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë, regjistrimet e bisedave dhe mesazheve në EncroChat dhe SKY, gjykata franceze i ka pranuar si prova të mirëfillta krimi.

Megjithëse janë dorëzuar, kanë kaluar 2 ose 3 muaj dhe vetëm dje u kujtuan se ky problem ekziston.

Merrni vesh ju se çfarë organizate është SKAP-i.

Tani thanë se njerëzit do pyesin se këtij ia sekuestruan të gjitha pronat, dhe ato që ka pasur kur ata kanë punuar si zyrtarë në OKB, kanë pasur një rrogë më të madhe dhe kanë blerë prona, edhe ato të gjitha ia ka sekuestruar SPAK i partisë.

Kurse për Pëllumb Gjokën u kujtuan dje.

Dje u kujtuan, kurse për këtë u kujtuan brenda një ore.

Flet vetë.

Ato që bëhen nën presion nuk janë kurrë pozitive. Ato nuk prodhojnë kurrë pozitivitet.

Pëllumb Gjokës iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë. të gjitha, llogaritë dhe çfarë kishte.

Dhe kjo ishte e qëllimshme. Se Pëllumb Gjoka, përveçse mik i Edi Ramës, është edhe mik i Taulant Ballës. E kam deklaruar këtu se ka udhëtime në Itali me Taulant Ballës.

Se gjëja e parë, Pëllumb Gjokës i bllokoheshin të gjitha llogaritë.

Përkundrazi, kjo sekuestro u vendos pasi ai zbrazi të gjitha llogaritë. I çoi paratë ku deshi”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026