Arian Çani: Turmat duan gjak dhe litar, ndaj po goditet Berisha
Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se ato që po quhen prova në fakt janë hamëndësime.
Sipas tij, ky proces u nis për t’i dhënë popullit një “shfaqeje” e cila do të vazhdojë minimumi deri në zgjedhjet e 2025.
“Ato që ju i quani prova, unë nuk mendoj se janë të tilla, janë hamendësime. Ka një gjë, tani është momenti, duhet goditur tani. Tani do filloj ky proces e do vazhdojë deri minimumi në 2025 në zgjedhjet e reja.
Berisha është mbi 70 vjeç, ligji nuk e lejon të merret masë arresti, pas dënimit, pas vendimit të gjykatës mund të futet në burg, ndërsa tani sipas ligjit nuk futet. Atëherë, si t’ia bëjmë?
Do bëjmë sikur ngatërrohemi. “Do ngatërrojmë procedurat”. Do ushqyer populli. Populli që në antikitet kur shkonin të shikonin demat dhe gladiatorit, nuk ishin me gladiatorët, por me demat, se donin gjak. Njerëzit duan gjak duan litar. Kur them njerëzit e kam për turmat, filozifikisht, turmat duan gjak, kjo është e vjetër sa bota”,-tha Arian Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet