Berisha: Rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora

29 Prill 2023 | 18:06

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën që ka mbajtur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike është shprehur se rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi.

Ai tha ndër të tjera se  testi i intelektit në 15 vitet e fundit del epror tek vajzat.

Sipas Berishës vajzat janë kurora e të ardhmes së kombit.

“E dyta që desha të them nga eksperienca ime.

Pedagog. Konstatoja se në 7 studentë të shkëlqyer, 6 ishin vajza. Mos e dhe më shumë. Konstatoja se në 7-8 diploma që drejtoja, 80-90 % e më të mirave ishin të vajzave. E prapë në atë kohë, në vitet ’70, përsëri ndjehej muri i patriarkisë. Në psikologjinë e përgjithshme ndjehej se ekzistonte një diferencë mes djemve dhe vajzave.

Por ka rreth 15 viteve të fundit, që testi i intelektit, del qartësisht epror tek vajzat. Ky test përsëritet çdo 5 vite, e të paktën 3 herë me radhë dhe tani nuk e komenton kush, se intelekti është më i madh tek vajzat se sa tek djemtë.

E mbyll këtë duke thënë se në rast se rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme.

Ndaj dhe përbën një rëndësi të jashtëzakonshme që përkushtimi i tyre për vendin, Shqipërinë të vlerësohet në shkallë maksimale. Në mendjen e tyre, por edhe në inteligjencën e tyre emocionale e cila konvertohet në imagjinatë, intuitë dhe shumë gjëra të tjera të dobishme, qëndrojnë potenciale të mëdha, si për individin ashtu dhe për familjen dhe shoqërinë”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026