Berisha: Sot Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori i tyre

14 Korrik 2023 | 11:18

Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga Kuvendi ku u miratua heqja e imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë kështu dhe arrestimit të tij, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Berisha theksoi se Ahmetaj sot për qeverinë nuk ishte i akuzuar por prokuror i tyre.

“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite.
Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026