English

Berisha: Të rinjtë dhe të rejat janë në ballë të betejës për qeverinë teknike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se të rinjtë e të rejat janë në ballë të betejës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri.

- Advertisement -

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij përpara mbështetësve, teksa ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama është armiku më i egër i votës së lirë dhe zgjedhje të lira me të nuk ka.

Reagimi i Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të shpresës, lirisë dhe dinjitetit.

Misionarëve të fitores tonë.

Të dashur miq!

Shumë epitete ka marrë kjo rrugë e cila me 20 shkurt u shndërrua në bulevard, pushtoi kryeqytetin, mendjen dhe zemra te shqiptarëve.

Por unë sot dua të sjell para jush një tipar të saj të veçantë.

Që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Gjimnazistë, studentët, intelektualë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamentin e rrugës së Shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen.

Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ditë të bardha na presin së shpejti.

Ditë të bardha na presin miqtë e mi, sepse uragani i 20 shkurtit 2024, ndonëse eklipsoi atë të 1991, por përsëri që të dy ishin siamezë të ngjashëm në shpirtin e tyre antidiktatorial.

Ishin siamezë të ngjashëm në fytyrën, energjinë, patosin rinor të tyre.

Me 20 shkurt Tirana pa të reja dhe të rinj sa nuk kishte parë në 30 vite ndonjëherë më parë.

Kjo dëshmon se rinia po merr në dorë fatin e saj, fatin e Shqipërisë.

Të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nuk kanë kaluar qoftë dhe një ditë të vetme në diktaturë, por miqtë e mi, kjo nuk do të thotë se ata nuk e njohin se ata janë të pandjeshëm ndaj diktaturës.

Jo dhe jo.

Ata janë bijat dhe bijtë e lirisë, të pluralizmit, të diversitetit.

Për ata monizmi, njënashmëria është neveri.

Për ata, Shqipëria pa opozitë është natë e zezë dimri pa hënë, e pa pranueshme.

Për të rinjtë dhe të rejat tona, vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve, për lirinë dhe dinjitetin e tyre.

Me mençurinë, me njohuritë, me ndjesitë, ata e kanë më të qartë se kushdo tjetër se Edi Rama është armiku më i egër i votës së tyre të lirë dhe se me Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka.

Ndaj dhe ata janë dhe do të jenë në ballë të betejës për qeverinë teknike, për largimin e narkoshtetit dhe që ata dhe shqiptarët të votojnë të lirë për vete dhe të ardhmen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×