Berisha thirrje Kurtit: Kthehu te marrëveshja e Ohrit, Rama s’ka asnjë peshë

14 Qershor 2023 | 23:06

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se dëshiron përpjekje maksimale nga autoritetet e Kosovës për bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet ndërkombëtare.

Në një intervistë për gazetarin Andrea Danglli, ai bëri thirrje për rikthim në marrëveshjen e Ohrit që do të çonte dhe në një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe rrjedhimisht në paqe në rajon.

“Qëndrimet e mia dhe të Partisë Demokratike në këtë rast janë të qarta. Do të kërkoja dhe dëshirja përpjekjen më maksimale nga autoritetet e Kosovës për bashkërendimin dhe bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare për ç’tensionimin e situatës në Kosovë. Ky është qëndrimi ynë, sikundër unë jam shprehur dhe shprehem gjithnjë se asociacioni është një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e komunave me shumicë serbe në Kosovë, por çdo përpjekje e cila është konstate nga Vuçiç për ta nxjerrë jashtë kuadrit të Kushtetutës së Kosovës është një rrezik madhor për paqen jo vetëm në Kosovë dhe një përpjekje për instalimin e shtetit serb në Kosovë, por është një rrezik madhor për paqen në Ballkan dhe duhet të jetë tërësisht i papranueshëm, kështu që në këtë kontekst qëndrimi ynë është rikthimi te marrëveshja e Ohrit, angazhimi serioz për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila siç e kanë përcaktuar bashkëautorët e saj, nuk arrin në njohjen reciproke siç mashtron Edi Rama, nuk arrin në ulësen të cilat e premtonte dhe me harta kur dilte sikur është zëdhënës i Putin dhe i presidentit të Kinës dhe jo kryeministri i Shqipërisë që nuk ka asnjë peshë në këtë proces, por arrin në një normalizim marrëdhëniesh,” – u shpreh Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026