“Berluskoni, i paaftë për të urryer”, ish-ambasadori: E respektonin të gjithë…

14 Qershor 2023 | 20:27

Ish-ambasadori i Italisë Paolo Foresti tha në një intervistë për Euronews Albania se me largimin e Silvio Berluskonit nga jeta, Italia ka humbur një njeri të madh.

Ai tha se Berluskoni pëlqehej shumë në arendën ndërkombëtare pasi ai ishte një njeri që dinte të përshtatej me të gjithë por edhe për faktin se ai ishte një njeri që  nuk dinte të urrente e të mbante mëri. Ishin këto arsyet sipas ish-ambasadorit Foresti që e bënin Berluskonin të respektohej nga të gjithë.

“Aftësia për t’u përshtatur me të tjerët ishte të nja nga prirjet e tij më të mëdha. Këtë nuk e bënte vetëm me homologët e huaj, vetëm me miqtë e tij, ajo ishte një karakteristikë unike e tij, e thellë dhe natyrale.

Gjëja që kam vlerësuar gjithnjë te ai ishte, se ai nuk mbante kurrë mëri. Ishte një njeri i paaftë për të urryer dhe kush nuk urren e do tjetrin dhe meriton respektin e tjetrit. Ky ishte elementi që e bënte të vlerësohej në fushën ndërkombëtare.

Gjithashtu edhe fantazia e tij, vullneti i tij për të arritur aty ku të tjerët nuk arrinin si dhe guximi i tij bënë që ai të realizonte shumë nga projektet e tij. Mund të ketë dështuar ndonjëherë, por kush është ai që nuk ka dështuar kurrë? Ne jemi njerëz”,-tha në një intervistë për Euronews Albania ish-ambasadori Paolo Foresti.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026