Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë Fiter Bajramin

30 Mars 2025 | 10:28

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë festuar ditën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm në mjediset e Pallatit të Sportit u zhvillua ceremonia religjioze e kësaj dite të shenjtë për besimin islam. Faljen e namazit e ka drejtuar myftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja.

Besimtarët janë lutur për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve.

“Gëzuar Fitër Bajramin, lus Zotin e gjithësisë që tja ketë pranuar adhurimet, agjërimin dhe përkushtimin tuaj gjatë muajit të begatë, kjo është një ditë feste, një ditë gëzimi brenda familjeve tona, brenda  komuniteteve tona duke ndarë këtë gëzim me familjen tonë, me prindërit tanë me të afërmit tanë dhe me gjithë shoqërinë”, tha myftiu i Gjirokastrës.

Më pas për besimtarët janë shpërndarë ëmbëlsirat e festës

Pjesë e festimeve të Ditës së Fitër Bajramit në Gjirokastër ishte edhe pritja e organizuar nga myftinia si dhe vizitat e besimtarëve në familjet e njeri-tjetrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit ku automjeti i një ministri është goditur me vezë nga protestuesit sapo ka...
12:16 | 30/06/2026

“Hajdut, analfabet”, protestuesit ndjekin deputetin e PS kur del nga Parlamenti

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është përballur me thirrje dhe reagime nga protestuesit pas daljes nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Disa protestues e...
12:10 | 30/06/2026

Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e zv/kryeministres (VIDEO)

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit. Automjeti i zëvendësministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit. Nga pamjet...
12:08 | 30/06/2026