Besimtarët ortodoksë festojnë ditën e Ujit të Bekuar

6 Janar 2022 | 14:31

Besimtarët ortodoksë kanë festuar sot ditën e Ujit të Bekuar. Hedhja e kryqit në ujë dhe kapja nga të rinjtë, është simboli i kësaj feste të hershme.

Me dhjetëra besimtarë vlonjatë kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar pranë Ujit të Ftohtë.

Kristi Komini është 19 vjeçari i cili për të dytin vit radhazi kap kryqin. Mes emocionesh ai shprehet se është një eksperiencë që duhet ta bëjnë të gjithë dhe besimi është frymëzim.

“Ishte kënaqësi si gjithmonë. Një eksperiencë shumë e bukur dhe si besimtar jam shumë krenar që kapa kryqin sot”, tha Kristi.

Festa e krishterë është mbajtur në juglindje të vendit, aty ku me qindra besimtarë të krishterë ortodoksë kanë mbushur katedralen e qytetit dhe vendin ku është hedhur kryqi.

Ishte Imzot Joan Pelushi ai që kryesoi ceremoninë, duke u lutur për paqe dhe harmoni.

Në fund të ceremonisë të gjithë kanë mbushur enët e tyre me ujin ku është hedhur kryqi, ujë i cili konsiderohet i bekuar e që duhet shpërndarë në familjarët për të shpërndarë paqen e begatinë.

Ceremonia është zhvilluar edhe në qytetin e Pogradecit, ku të rinjtë janë hedhur në ujërat e liqenit. Moti i butë dhe plot dhe diell, i ka favorizuar ato.

Pas bekimit të kryqit është bërë hedhja e tij më pas në liqen.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026