“Betejë gjeopolitike”, Spahiu: SHBA s’do lejojë oligarkë rusë në bregdetin e Himarës
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lufta politikë në Himarë është shumë më tepër se blerje votash me 50 euro.
Sipas tij, në Himarë ka një përplasje gjeopolitike për shkak të rrezikut të depërtimit të investimeve ruse, gjë që siç tha SHBA nuk do ta lejojë.
“Jo rastësisht DASH u prononcua 24 orë pas ndalimit të Belerit dhe i çuan një deklaratë Athinës se ai duhet të gjykohet i barabartë me të tjerët. Pyetja është ç’punë ka SHBA? Çështja është shumë më madhore se ky është një proces që mund të ndryshojë gjeopolitikën. Një deklaratë e Agimit të Artë thotë se Himara është një betejë e madhe ku do vendosen investimet e oligarkëve grekë apo rusë. Invazioni rus në Evropën Lindore ka qenë përmes investimeve, kryesisht më turizëm si në Greqi, Malin e Zi, në Serbi. Përpjekja e Rusisë ka qenë që të futet përmes investimeve në turizëm dhe këtu SHBA i kapin gjërat në ajër”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet