Beteja për Malin e Zi, përballë dy gjenerata të ndryshme politikanësh
Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 2 prill konkurojnë dy kandidatë me profil të ndryshëm politik, njëri me përvojë politike 34 vjeçare, ndërsa tjetri nga një parti jo parlamentare.
Gjukanoviç hyn në garën presidenciale nga pozita e kreut të shtetit dhe liderit të opozitës PDS (Partia Demokratike e Socialistëve), e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e vitit 2020. Ai tashmë ka mbajtur postin e presidentit të Malit të Zi për dy mandate. Madje, ka qenë edhe kryeministër i Malit të Zi gjashtë herë.
Në moshën 29-vjeçare, ai u zgjodh kryeministër për herë të parë në vitin 1991. Nga pozita e kryeministrit ai udhëhoqi lëvizjen për pavarësinë e Malit të Zi, e cila u rinovua në vitin 2006. Të njëjtin pozicion e mbajti në vitin 2010 kur Mali i Zi filloi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe në vitin 2017 kur u anëtarësua në NATO.
Perballë tij është Jakov Milatoviç një nga liderët e Lëvizjes “Evropa Tani”, një parti joparlamentare,. Milatoviç ishte ministër teknin i ekonomisë në qeverinë e Zdravko.
Në bazë të programit te tij rritën pagat, minimalen nga 222 në 450 euro ndërsa mesataren nga 530 në 670 euro. Këto lëvizje u sollën atyre popullaritet mes qytetarëve ndërsa ekonomistët paralajmëruan se ky program i shkakton dëme arkës së shtetit dhe mund ta çonte Malin e Zi drejt “skenarit grek”.
Por ka nga ata që e shohin me skepicizëm Jakov Milatoviçin. Danilo Kaleziç, bashkëpunëtor në Universitetin e Malit të Zi thote se Milatoviç merr mbështetje nga strukturat politike pro-serbe në Mal të Zi.
“Kur është fjala për kandidatin Milatoviç, bëhet fjalë ekskluzivisht për kandidatin rezervë të Aleksandër Vuçiçit, pra një njeri i krijuar politikisht në laboratorin e Kishës Ortodokse Serbe dhe në shërbimet e inteligjencës së Rusisë dhe Serbisë dhe që si i tillë është një kurth për votuesit malazezë të cilët duhet të besojnë se të rinjtë dhe arsimi në Evropës Perëndimore garantojnë përparimin. Në këtë rast, është krejt e kundërta, sepse njeriu në një farë mënyre mishëron një ideologji konservatore ultra të djathtë, e maskuar nga populizmi i lirë”, thotë Kaleziç.
Një gjë tjetër, shton Kaleziç, ilustron qartë se çfarë lloj kandidati është dhe çfarë lloj idesh politike promovon në të vërtetë dhe cila do të jetë axhenda e tij politike.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni