BF nis festën në Kavajë/ Qosja: Faleminderit nga zemra, thyet regjimin komunist

15 Maj 2023 | 20:25

Kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja ka marrë 377 vota më shumë se kandidati i PS, Redjan Krali ndërsa kanë mbetur edhe shumë pak vota për t’u numëruar.

Menjëherë në Kavajë kanë nisur festimet, ndërsa Qosja ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Ai tha se do u shërbejë të gjithë qytetarëve pasi Kavaja tregoi se edhe kur diktatura duket e pamposhtur, kavajsit kanë treguar se janë të vendosur.

“Falemnderit me zemër gjithë Kavajës. Me thënë të drejtën unë ndihem krenar të jem kryetar I Kavajës. U jam mirënjohës përulësisht dhe do u shërbejë të gjithë qytetarëve të kavajës. Do u shërbejë me përulësi të gjithë qytetarëve të Kavajës.

Të gjithë njerëzve të mrekullueshëm, anti-komunist, anti-diktatutë, këta njerëz treguan se edhe kur diktatura nuk thyet në Kavajë thyhet diktatura, thyhet regjimi dhe fiton demokracia dhe e ardhmja e Kavajës”, -tha Fisnik Qosja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026