Biden kërcënon Putinin: Mos guxo të shkelësh një centimetër territor të NATO-s
Presidenti amerikan Joe Biden e ka përmbyllur vizitën e tij treditore në Europë me një fjalim drejtuar ‘botës së lirë’ nga Kalaja Mbretërore e Varshavës.
Ai ka kërcënuar homologun e tij rus se do të marrë një përgjigje të ashpër nëse ‘guxon të shkelë një centimetër territor të vendeve të NATO-s’.
“Në sytë tanë duhet të jetë e qartë se kjo betejë nuk do të fitohet në çështje ditësh apo muajsh. Ne duhet të përgatitemi për luftën e gjatë që kemi përballë”, tha ai.
We are engaged anew in a great battle for freedom.
A battle between democracy and autocracy. Between liberty and repression.
This battle will not be won in days or months either. We need to steel ourselves for the long fight ahead.
— President Biden Archived (@POTUS46Archive) March 26, 2022
Sipas tij, populli rus është kundër luftës teksa bëri thirrje që Putini duhet larguar sa më parë.
“Kam qenë gjithnjë e drejtpërdrejt dhe i ndershëm me ju. Nëse mund të më dëgjoni, lejomëni t’ju them se nuk jeni ju armiqtë tanë. Unë refuzoj ta pranoj se ju jeni dakord me vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm, apo bombardimin e spitaleve, shkollave dhe materniteteve”, tha Biden.
‘Ky njeri nuk mund të rrijë më në pushtet’, shtoi ai.
Kjo është deklarata më e fortë e Biden drejtuar homologut të tij rus, pasi në qëndrimet e mëparshme Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë për qëllim të largojnë Putinin nga pushteti.
“Populli rus duhet ta zgjedhë vetë udhëheqësin e tyre”, ka thënë sekretari shtetit Antony Blinken më herët gjatë muajit.
Presidenti amerikan ka ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për popullin e Ukrainës duke thënë: ‘Ne jemi me ju… pikë’.
‘SHBA-ja i ka çuar mbi 1,3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës që nga fillimi i luftës’, rikujtoi presidenti amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)