Bie interesi i njerëzve për të lexuar lajme, studimi paraqet shifrat

19 Qershor 2023 | 08:44

Numri i njerëzve që kanë interes të madh për lajmet ka rënë me rreth një të katërtën në gjashtë vitet e fundit. Shifrat i referohen një raporti nga Instituti Reuters i Universitetit të Oksfordit, ku thuhet se në vitin 2023 rreth 48% e njerëzve në mbarë botën janë shumë ose jashtëzakonisht të interesuar për lajmet nga 63% që ishin në vitin 2017.

Më shumë se një e treta e njerëzve (36%) në mbarë botën thonë se ndonjëherë ose shpesh i shmangin në mënyrë aktive lajmet.

Autorët e raportit thanë se sipas studimit, audienca vazhdon që të shmangë lajme të rëndësishme që kanë lidhje me luftën në Ukrainë, krizën e kostos së jetesës si dhe lajmet dëshpëruese, pasi kërkojnë që të mbrojnë shëndetin e tyre mendor.

Raporti i Lajmeve Digjitale 2023 doli në përfundim gjithashtu se audienca e televizionit tradicional dhe medias së shtypur po vazhdon të bjerë, ndërkohë që konsumatorët në internet po lexojnë lajmet më pak se vitet e shkuara dhe po bëhen më pak të interesuar.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, 41% e 18-24-vjeçarëve thonë se mediat sociale janë burimi kryesor i lajmeve të tyre (43% në të gjitha vendet), nga 18% që ishte në vitin 2015.

TikTok dhe Instagram kanë parë rritje të përdorimit. Instagram tani është një burim lajmesh për 14% të njerëzve, me TikTok në 6%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024