Bie nga lartësia teksa punonte, plagoset punëtori 60-vjeçar

31 Mars 2023 | 18:30

Një 60-vjeçar me inicialet B.B., është rrëzuar teksa po punonte në një kompleks pallatesh në rrugën “Kristo Luarasi” në Tiranë. Sipas informacioneve dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht.

Ndërkohë mësohet se 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026