Bie nga pallati në Tiranë, shpëton për mrekulli 35-vjeçari

28 Dhjetor 2024 | 12:18

Një 35-vjeçar ka rënë nga lartësia e konsiderueshme e një pallati në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë. Fatmirësisht, ai ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e rënies së 35-vjeçarit nga lartësia. Grupi hetimor ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar çdo detaj të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/ Më datë 28.12.2024, në rrugën “Myslm Shyri”, dyshohet se ka rënë nga pallati shtetasi L.K, 35 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026