Bie aksidentalisht nga lartësia, ndërron jetë 63-vjeçari në Tiranë

3 Dhjetor 2024 | 10:32

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë. Policia njoftoi se shtetasi A.T. u rrëzua nga një lartësi prej rreth 10 metrash brenda banesës së tij, e cila ndodhet në Rrugën e Dajtit.

Sipas të dhënave të Policisë, në momentin e aksidentit 63-vjeçari ishte në gjendje të dehur. Edhe pse u transportua menjëherë në spital, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ngjarja mbetet nën hetim për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026