Bie vdekshmëria në vend, në 2023 niveli më i ulët në 12 vitet e fundit
Viti që sapo lamë pas ka shënuar numrin më të ulët të vdekjeve në 12 vjet.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në 2023, 20 mijë persona humbën jetën, shifër kjo e njëjtë me vitin 2011, që ishte dhe më e ulta ndër vite.
E nëse e krahasojmë me vitin 2022, vdekshmëria ka rënë me 16%.
Në harkun kohor të 12 viteve, 2021 ka shënuar nivelin më të lartë të vdekjeve në historinë e Shqipërisë.
I ndikuar nga pandemia e covid 19, numri i fataliteteve në këtë vit i kaloi 30 mijë vdekje, ose 34% më shumë se viti 2023.
Nga marsi i vitit 2020, kohë kur në vend nisi të qarkullojë virusi sars cov 2, numri i vdekjeve u rrit me shpejtësi.
Në 2020-n rezultuan 27.605 fatalitete, nga 21.800 që ishte mesatarja ndërmjet viteve 2016-2019. Duke shënuar kështu një rritje me 26.7%.
Në 2022-n numri i tyre u rrit sërish, duke kulmuar në 30.507 vdekje, ose 40% më shumë se mesatarja e 3 viteve paraardhëse.
Në 2022, fatalitetet ishin gati 24 mijë, sërish më të larta se mesatarja e para pandemisë si rrjedhojë e valës së covdi që ishte ende i pranishme në pjesën e parë të vitit.
Ekspertët e shëndetësisë janë të mendimit se rënia e vdekshmërisë në 2023, është si pasojë e rënies së fuqisë së covid 19, por edhe mungesa e viruseve gripale në qarkullim të cilët shpesh shkaktojnë humbje të jetës në grupet e riskut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi
Paralajmërimi i analistit Hoxha: Mazhoranca të reflektojë, ndryshe protesta do ndizet
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:46 Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Netanyahu: Nuk bie gjithmonë dakord me Trump. Lufta nuk ka mbaruar
- 22:45 VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
- 22:36 Australia triumfon ndaj Turqisë me dy gola në Vancouver dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D
- 22:34 Show suedez në Botëror: 5 gola ndaj Tunizisë, Diallo i jep fitoren Bregut të Fildishtë
- 22:33 Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, sytë te Yamal dhe përballja De Bruyne-Salah
- 22:32 Pushimet për hidratim, kush fiton e kush humbet nga kjo risi e Botërorit?