Doktor Andi Çabeli: Sëmundjet e zemrës, shkaku i parë i vdekshmërisë
Kardiologu Andi Çabeli, është shprehur se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku i parë i vdekshmërisë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians “, në Euronews Albania, Çabeli theksoi se shqiptarët janë sensibilizuar dhe sipas tij, tashmë qytetarët vizitohen edhe nëse nuk kanë ndonjë problem shëndetësor.
“Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku i parë i vdekshmërisë. Shqiptarët janë sensibilizuar. Ka plot shqiptarë që vijnë për t’u vizituar. Kjo është një gjë e mirë për të informuar qytetarët se me çfarë risku përballen, në rast se nuk kontrollohen. Kjo na ndihmon dhe ne mjekëve që të trajtojmë sëmundjen në fazën fillestare”, tha ai.
Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV).
Dita Botërore e Zemrës, gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos