Vijon bilanci negativ në Maqedoninë e Veriut, 7 viktima dhe 89 raste me COVID-19 në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 727 teste, nga të cilat 89 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas qyteteve, 35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani, dhe 1 në Sveti Nikollë.
Instituti i Shëndetit Publik në RMV brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, 12 pacientë janë regjistruar në Prilep dhe 3 në Veles. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19. Dy viktima janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Struga.
“Në Spitalin ‘8 Shtatori’ kanë ndërruar jetë 6 pacientë, dy pacientë nga Shkupi të moshës 83 dhe 80 vjeç, dy pacientë nga Kumanova të moshës 73 dhe 66 vjeç, një pacientë nga Struga ( 44 vjeç ) dhe një pacientë nga Tetova (65 vjeç). Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacientë nga Tetova (54 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas statistikave të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar 2315 persona me coronavirus, prej të cilëve 1.569 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me coronavirusin e ri e kanë humbur 140 pacientë. Për momentin janë 606 raste aktive me coronavirus në RMV.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)