Biologia: Plastika ka hyrë në gjithë zinxhirin ushqimor, ja si merret nga njerëzit
Biologia Aurora Piroviq është shprehur se mbetjet plastike kanë hyrë në gjithë zinxhirin ushqimor në Shqipëri.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Piroviq ka thënë se ndotjet e plastikës përmes përhapjes në ambient, kanë përfunduar te kafshët dhe më pas edhe te njerëzit, që konsumojnë mishin e këtyre kafshëve.
Ajo tha gjithashtu se duhet shumë kujdes që të shmanget ndotja e mjedisit nga mbetjet plastike, pasi kjo ndikon direkt në jetën e njerëzve.
“Në Shqipëri është lumi Ishëm ndër më të ndoturit. Edhe vetë Shkumbini është i ndotur. Në liqenin e Komanit ke tonelata plastikë. Shqipëra ka ndotje të konsiderueshme të plastikës.
Edhe liqeni i Shkodrës nga Përroi i Thatë dhe lumenjtë që shkarkohen atje, sjellin ndotje plastike. Mungesa e infrastrukturës në fshatra bëjnë që ti hedhin mbetjet direkt në lumenj.
Nuk është vetëm ndotja plastike por edhe ajo kimike. Gjithçka që përfundon në ekosistemin ujor, por edhe pyjor, e gjithë fauna është e ndotur me plastikë, por edhe ne njerëzit.
Ne e marrim nga uji, nga higjena, etj. I gjithë zinxhiri ushqimor është i prekur. Kjo ndikon edhe në shëndetin e specieve ujore, por edhe te njerëzit që konsumojmë peshkun, apo mishin e shpendëve, apo kafshët që preferohen në gjueti”, tha Piroviç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar