Bisedimet Rusi-Ukrainë duhet të japin rezultate konkrete, thotë Erdogani

Credits: Reuters
29 Mars 2022 | 10:44

Bisedimet e sotme midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të japin rezultate konkrete, tha presidenti turk Erdogan.

Gjatë një deklaratë për mediat të martën, Erdogani tha se presidenti i Ukrainës Zelenski dhe presidenti rus Putin janë “miq të vlefshëm”.

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen në Turqi, e cila ka mikpritur edhe bisedime të mëparshme të cilat nuk kanë sjellë rezultate të mëdha, siç do të ishte armëpushimi.

Erdogani thotë se përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e dy udhëheqësve, dhe se Turqia mund t’i presë edhe ata.

Ekipeve ruse dhe ukrainase, Erdogan u tha se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”, por situata ndodhet në një pikë kur bisedimet duhet të japin “rezultate konkrete”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026